Muharrem Shabani thërret LDK-në

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të kësaj komune, Muharrem Shabani, është zgjidhje që për një nuancë mund të dallohet nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajram Mulaku.

Opinion

29/11/2013 17:02

SERI EDITORIALESH QË NXJERRIN KANDIDATËT MË ADEKUATË PËR KRYETAR

[infobox style=’regular’ static=’1′]

Duke diskutuar dhe analizuar secilin kandidat, të kaluarën e tyre, premtime, performancën në debate, cilësinë e porosive dhe programit të tyre, një grup analistësh dhe gazetarësh kanë krahasuar ata dhe kanë nxjerrë kandidatin më adekuat.

Dëshirojmë të inkurajojmë opinion-formuesit që të diskutojnë haptazi performancën dhe të jenë më të guximshëm në kritikat apo lëvdatat e politikave dhe kandidatëve që proklamojnë ato, përkundër frikës se dikush mund të na akuzojë për anim.

Kemi ndërmarrë disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e animit: përfshirje e gjerë të analistëve, shqyrtim të detajshëm të epërsive dhe dobësive të kandidatëve, votimi veç e veç për 10 kritere, dhe kërkimi i konsensusit përfundimtar se cili do të ishte kryetari më i mirë.

Emrat e analistëve dhe gazetarëve që ishin pjesë të këtij diskutimi do të publikohet në përmbyllje të kësaj serie të shkrimeve. Artikulli gjithashtu mund të gjendet në web faqen e Institutit D4D që koordinon këtë proces (

 

Premtimet e kandidatëve

Si pluse të Shabanit janë vlerësuar personaliteti popullor, oratoria, kompetenca e gjithashtu nga e kaluara fakti se ai kishte lexuar Deklaratën Kushtetuese të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në ish-Jugosllavinë e dikurshme.

Vlerë tjetër e tij është parë fakti se në kohën sa e ka qeverisur Komunën e Vushtrrisë, pra gjatë periudhës 2003-2007 janë bërë investime në infrastrukturë të një cilësie më të lartë se ato sot. Si mangësi të Shabanit janë vlerësuar të qenit jostabil në politikë, d.m.th., ndërrimi i partive politike, që ngrit dyshime se mund të jetë karrierist.

 

Mulaku ka fituar vlerësime pozitive për arritje të lartë arsimore, përvojë në qeverisje, të qenit i matur në debat, si dhe aftësia për të siguruar fonde për zhvillimin e komunës. Mulaku është profesor universitar, është marrë me politikë qysh para luftës, kur ishte anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka arritur ta mobilizojë elektoratin duke e marrë një pjesë nga elektorati i LDK-së, ka realizuar 292 km rrugë, 64 km kanalizim, 22 ura, si dhe 8 shkolla me 51 milionë euro, që i ka listuar në debat.

Ai u vlerësua negativisht për moszgjidhjen e problemit të ujit që e kishte premtuar. Minuse tjera janë dy kërcënimet me dorëheqje, punësimet partiake si dhe shpenzimet e mëdha në karburante dhe telefona të cilat ia kalojnë edhe Komunës së Prishtinës. Vushtrria ka realizuar më së paku të hyra vetanake nga të gjitha komunat në Kosovë, si dhe fakti se ka proces të hapur gjyqësor, së bashku me dy drejtorë të tij.

 

 

Komuna e Vushtrrisë prej përfundimit të luftës e deri në vitin 2007 ishte qeverisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në zgjedhjet e para komunale, në vitin 2000, partia që atëbotë udhëhiqej nga Ibrahim Rugova, në këtë komunë kishte fituar bindshëm, saktësisht, 16.652 vota kundrejt Partisë Demokratike të Kosovës, e cila kishte marrë 7.154 vota. E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte marrë vetëm 1,366 vota. Mjaft do të ndryshojë në vitin 2007 ku si në shumë komuna përmbyset rezultati, ku LDK-ja dëmtohet nga shumë faktorë por në Vushtrri edhe me largimin e figurës kryesore, Muharrem Shabanit. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qeverisë deri në zgjedhjet e vitit 2009, në të cilat kandidati i kësaj partie për kryetar komune, Bajram Mulaku, i cili ka fituar dy mandate dhe tani garon për të tretin.