Basel, ‘ilaç’ për Chelsean
Skuadra zvicerane Basel mund të mos konsiderohet si një prej gjigantëve evropian mirëpo ajo ia ka marrë dorën Chelseas. Basel e mundi skuadrën e Jose Mourinhos – pas fitores në përballjen e tyre të parë në kuadër të Grupit E në Stamford Bridge – 1:0 në xhiron e pestë por nuk i prishi shumë punë…

Sport
Skuadra zvicerane Basel mund të mos konsiderohet si një prej gjigantëve evropian mirëpo ajo ia ka marrë dorën Chelseas.
Basel e mundi skuadrën e Jose Mourinhos – pas fitores në përballjen e tyre të parë në kuadër të Grupit E në Stamford Bridge – 1:0 në xhiron e pestë por nuk i prishi shumë punë Chelseas që u kualifikua tutje falë barazimit në ballafaqimin tjetër mes Steauas dhe Schalkes.
Mohamed Salah shënoi golin e fitores së madhe për Baselin që e ngjitë atë në kuotën e 8 pikëve, vetëm një më pak se lideri Chelsea.
Në duelin tjetër, Steaua Bukuresht dhe Schalke 04 luajtën baras pa gola.
Rezultatet
Basel – Chelsea 1:0
Steaua – Schalke 0:0
Tabela
Chelsea 9
Basel 8
Schalke 7
Steaua 3