Kushtetuesja po frikësohet

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do t’i drejtohet përsëri Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të kërkuar interpretimin e saj rreth një çështjeje të debatuar shumë kohëve të fundit. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta hequr stemën e shtetit nga fletëvotimi, nga Vetëvendosje po konsiderohet nga Vetëvendosje si shkelje e Kushtetutës së vendit. Kryetari …

Lajme

06/09/2013 12:56

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do t’i drejtohet përsëri Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të kërkuar interpretimin e saj rreth një çështjeje të debatuar shumë kohëve të fundit. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta hequr stemën e shtetit nga fletëvotimi, nga Vetëvendosje po konsiderohet nga Vetëvendosje si shkelje e Kushtetutës së vendit.

Kryetari  Grupit Paralemantar të Lëvizjes Vetëvendosje,  Visar Ymeri  tha të premten në një konferencë për shtyp se Kushtetuta e Kosovës e kërkon që stema e shtetit të jetë në në fletëvotim.

Por, marrë parasysh hedhjen poshtë të një ankese paraprake rreth Ligjit për Amnistinë nga ana e Kushtetueses, Vetëvendosje duket se e pret me rezerva një vendim në favor të kërkesës së tyre.

“Vendimi i Gjykatës Kushteutese për Ligjin për Amnistinë është në fakt kundërthëns në vetvete. Nuk mund të jetë një ligj në përputhje me Kushtetutën nëse përbrenda atij ligji ka disa nene të cilat janë në shpërputhje me Kushtetuën dhe të drejtat dhe liritë elementare të njeriut dhe të qytetarëve këtu në Kosovë”.

“Gjykata Kushtetuese në mënyrë implicite, e që në fakt është eksplicite, ka refuzuar të merret me kushtetutshmërinë e marrëveshjes, pra ka refuzuar t`i ushtrojë kompetencat e veta ekskluzive që i ka në trajtimin e përputhjes apo kushtetushmërisë së vendimeve, ligjeve që nxirren nga institucionet e Kosovës, përkatësisht nga Kuvendi i Kosovës.”

Ndërsa nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha sa stemën e shtetit nga fletëvotimi nuk e hoqi KQZ’ja por Qeveria.

“Njejtë sikur që patën detyruar KQZ’në të shkonte në negociata me Serbinë, gjë që është totalisht jashtë kompetencave të KQZ’së, ashtu e detyruan edhe që ta heq nga fleta e votimit logon e Republikës së Kosovës, dhe një gjë është e shumë e qartë që ky eshtë vendim i Qeverisë së Republiksë së Kosovës e jo i KQZ’së.”