Vazhdohet në Bruksel

Në vazhdën e bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel kanë filluar bisedimet trepalëshe – me ndërmjetësimin e BE’së – të Grupit Implementues të Marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) dhe Doganave të Kosovës. Temë diskutimi të  këtij takimi janë çështja e ndërtimit të…

Lajme

05/09/2013 11:46

Në vazhdën e bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel kanë filluar bisedimet trepalëshe – me ndërmjetësimin e BE’së – të Grupit Implementues të Marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) dhe Doganave të Kosovës.

Temë diskutimi të  këtij takimi janë çështja e ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM’it në gjashtë pikëkalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky raund takimesh pritet të zgjasë nga sot deri me 7 shtator.

(Kosovapress / Lajmi.Net)