Real, mos qaj
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka thënë se është lodhur nga “lotët” e Real Madridit, pas fitores së gjigantit katalan me rezultat 2-1 në El Clasicon e parë këtë sezon. Ai akuzoi skuadrën e Carlo Ancelottit se “gjithmonë kërkojnë arsyetime”. Barcelona triumfoi në duelin e zhvilluar në Nou Camp falë golave nga Neymar dhe Alexis…
Sport
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka thënë se është lodhur nga “lotët” e Real Madridit, pas fitores së gjigantit katalan me rezultat 2-1 në El Clasicon e parë këtë sezon.
Ai akuzoi skuadrën e Carlo Ancelottit se “gjithmonë kërkojnë arsyetime”. Barcelona triumfoi në duelin e zhvilluar në Nou Camp falë golave nga Neymar dhe Alexis Sanchez, që u përkujdesën që shënimi i Jese Rodriguezit në minutën e parë të kohës shtesë të ishte i parëndësishëm.
Por, futbollistët e Los Blancos dhe trajneri Ancelotti e kanë kritikuar gjyqtarin Alberto Undiano për vendimin e tij që mos të akordoj penallti në rastin kur Javier Mascherano e rrëzoi në zonë Cristiano Ronaldon, gjatë pjesës së dytë.
“Reali po qanë rreth gjyqtarit? Ata gjithmonë kërkojnë arsyetime. Nuk kanë arsye të ankohen, jo vetëm tani, por as më herët këtë sezon”, deklaroi Busquets.
“Arsyetimi më i lehtë është t’i hidhet faji gjyqtarit. Njësoj si gjithmonë. Ata nuk mund të ankohen, sidomos këtë vit, sa i përket gjyqtarëve. Por, nëse e bëjnë, le ta bëjnë”, u shpreh ai.