Logo mbrohet nga Haradinaj

  Ramush Haradinaj ka dalë hapur në mbrojtje të vendimit të Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve për heqjen e logos nga fletëvotimet e 3 nëntorit, një kusht ky për pjesëmarrjen e serbëve të veriut në këto zgjedhje. Kreu i AAK’së, pas takimit me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu, tha se është shumë me rëndësi që zgjedhjet…

Lajme

03/09/2013 14:17

 

Ramush Haradinaj ka dalë hapur në mbrojtje të vendimit të Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve për heqjen e logos nga fletëvotimet e 3 nëntorit, një kusht ky për pjesëmarrjen e serbëve të veriut në këto zgjedhje.

Kreu i AAK’së, pas takimit me kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu, tha se është shumë me rëndësi që zgjedhjet të mbahen në tërë territorin e Kosovës dhe për këtë arsye ai tha se përkrah edhe vendimin e fundit të  KQZ’së.

“Ne i përkrahim këto vendime të KQZ’së, të cilat çojnë në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve në gjithë vendin. Pra, kemi interes si Kosovë që zgjedhjet të mbahen në gjithë vendin”.

“Zgjedhjet po mbahen në një kornizë ligjore e cila i parasheh edhe këto aspekte, pra edhe ndërhyrjen në materialin zgjedhor. Certifikimi i subjekteve politike bëhet pa ndërhyrje në këtë material. Fletëvotimi në dukje ka simbolet e KQZ’së, që është institucion i Republikës së Kosovës. Ka edhe hartën si stemë”.

Të hënën KQZ mori vendim për heqjen e stemës së shtetit dhe të mbishkrimit Republika e Kosovës nga fletvotimet e 3 nëntorit, ku do të jetë e pranishme vetëm logoja e KQZ’së.

Sipas zyrtarëve të KQZ’së, dukja e fletvotimeve për zgjedhjet lokale është në përputhje me ligjin.