Sulmohet fizikisht një vajzë në Ferizaj nga i dashuri i saj, 25-vjeçari ndalohet për 48 orë

Një rast i dhunës fizike ndaj një vajze është raportuar më 29 nëntor në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj. Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, një 25-vjeçar, i dashuri i viktimës, e ka sulmuar fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë…

Lajme

29/11/2026 20:32

Një rast i dhunës fizike ndaj një vajze është raportuar më 29 nëntor në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, një 25-vjeçar, i dashuri i viktimës, e ka sulmuar fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj.

Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të prokurorit, 25-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: