Nelson Hysa dorëzohet në rundin e dytë, pëson humbjen e parë në karrierë

Boksieri shqiptar Nelson Hysa nuk ka arritur të bëjë historinë në Dyseldorf të Gjermanisë, pasi është detyruar të dorëzohet në rundin e dytë të përballjes me gjermanin Agit Kabayel, për shkak të një lëndimi. Dueli i zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” ishte i vlefshëm për titullin e kampionit botëror të peshave të rënda në versionin…

Sport

28/11/2026 23:46

Boksieri shqiptar Nelson Hysa nuk ka arritur të bëjë historinë në Dyseldorf të Gjermanisë, pasi është detyruar të dorëzohet në rundin e dytë të përballjes me gjermanin Agit Kabayel, për shkak të një lëndimi.

Dueli i zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” ishte i vlefshëm për titullin e kampionit botëror të peshave të rënda në versionin WBC, transmeton lajmi.net.

Hysa, 42-vjeçar, kishte marrë mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë, në një mbrëmje që përkoi me Ditën e Pavarësisë, por lëndimi nuk e lejoi ta vazhdonte përballjen.

Për boksierin shqiptar kjo ishte humbja e parë në karrierën profesioniste, pasi deri në këtë duel kishte regjistruar 25 fitore në po aq ndeshje.

Në anën tjetër, Agit Kabayel ruan rekordin e pamposhtur dhe vazhdon të mbajë titullin botëror të WBC-së në kategorinë e rëndë./lajmi.net/