Kurti nga Vlora në Prekaz, kujton Adem Jasharin dhe daljen publike të UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në Vlorë, ka mbërritur në Prekaz për të nderuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj date për kombin shqiptar, duke kujtuar jo vetëm shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar, por edhe ditëlindjen e…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në Vlorë, ka mbërritur në Prekaz për të nderuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj date për kombin shqiptar, duke kujtuar jo vetëm shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar, por edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë, transmeton lajmi.net.
Ai ka përmendur rolin e Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinajt në këtë ngjarje historike.
“Kruja e Skënderbeut në mes të shekullit XV, Vlora e Ismail Qemalit dhe Drenica e Adem Jasharit, në fillim e në fund të shekullit XX, janë trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit që na e ndriçon të ardhmen e këtij shekulli të ri”, ka shkruar Kurti./lajmi.net/