Pas shumë përplasjesh, vendoset murali i Nënë Terezës në Prishtinë

Përkundër tensioneve dhe përplasjeve të zhvilluara gjatë ditës së sotme mes zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës, murali kushtuar Nënës Terezë është vendosur në qendër të Prishtinës. Pas ndalimit të punimeve në lokacionin e planifikuar, në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, Komuna e Prishtinës ka vazhduar me realizimin e projektit në një lokacion tjetër…

Lajme

28/11/2026 16:30

Përkundër tensioneve dhe përplasjeve të zhvilluara gjatë ditës së sotme mes zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës, murali kushtuar Nënës Terezë është vendosur në qendër të Prishtinës.

Pas ndalimit të punimeve në lokacionin e planifikuar, në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, Komuna e Prishtinës ka vazhduar me realizimin e projektit në një lokacion tjetër në sheshin qendror të kryeqytetit, transmeton lajmi.net.

Vendosja e muralit vjen pas një dite të përcjellë me tensione, përplasje verbale dhe kundërshtime lidhur me bazën ligjore për ndërhyrjen në objektin ku fillimisht ishte planifikuar të vendosej ai.

Në qendër të zhvillimeve ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili kundërshtoi ndalimin e punimeve dhe insistoi se Komuna kishte marrë vendimet dhe lejet e nevojshme për realizimin e projektit./lajmi.net/