“Katunare”, “E pamoralshme”, eskalon përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës

Debati mes Shqiponjës dhe Anjezës ka eskaluar. Dy banoret nuk kanë kursyer as ofendimet ndaj njëra-tjetrës. Derisa debatonte me Shqiponjën, Anjeza ka folur për babanë e saj dhe qëndrimin e tij lidhur me hyrjen e saj në Big Brother, duke përmendur edhe përqafimin me Sharrin. “Baba jem e ka shëtitur botën… Baba jem nuk e…

ShowBiz

28/11/2026 16:18

Debati mes Shqiponjës dhe Anjezës ka eskaluar. Dy banoret nuk kanë kursyer as ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Derisa debatonte me Shqiponjën, Anjeza ka folur për babanë e saj dhe qëndrimin e tij lidhur me hyrjen e saj në Big Brother, duke përmendur edhe përqafimin me Sharrin.

“Baba jem e ka shëtitur botën… Baba jem nuk e llogarit çikën e vet ‘bitch’ pse u përqaf me Sharrin. Baba jem ka thanë: hin në Big Brother, luj”, është shprehur Anjeza.

Ndërkohë, Shqiponja i është kundërpërgjigjur duke e pyetur: “Pse, lojë o qikjo?”.

Por përplasja nuk është ndalur me kaq. Anjeza ka vazhduar me deklarata fyese ndaj Shqiponjës, duke e quajtur “katunare” dhe “të pamoralshme”.

“Oj katunare, oj katunare, oj e pamoralshme, që menon se si ti fol një djali ke bo seks me to… Çka o bitch për ty?”, ka thënë Anjeza.

Nga ana tjetër, Shqiponja i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë, duke i thënë: “Sjelljet e tua janë sjelljet e bitchit”.