28 Nëntori, Osmani: Katër data historike, një krenari kombëtare

Ish-presidentja Vjosa Osmani, këtë 28 nëntor ka kujtuar katër data historike në një krenari kombëtare. Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se kjo ditë është Dita e Flamurit, Pavarësia e Shqipërisë, lindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e UÇK-së. Tutje, ajo shtoi se nga Kruja e Skënderbeut, në Vlorën e Pavarësisë…

Lajme

28/11/2026 14:12

Ish-presidentja Vjosa Osmani, këtë 28 nëntor ka kujtuar katër data historike në një krenari kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se kjo ditë është Dita e Flamurit, Pavarësia e Shqipërisë, lindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e UÇK-së.

Tutje, ajo shtoi se nga Kruja e Skënderbeut, në Vlorën e Pavarësisë e deri në Prekazin e Jasharajve, historia e shqiptarëve është shkruar me gjak, sakrificë dhe guxim.

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër! Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar ajo.