KFOR uron ushtarët shqiptarë për 28 Nëntor: Krenarë që qëndrojmë përkrah aleatëve tanë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar ushtarët shqiptarë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i ka shprehur krenarinë që shërben dhe qëndron përkrah aleatëve shqiptarë në këtë ditë feste. “Krenar që shërbejmë dhe qëndrojmë përkrah aleatëve tanë shqiptarë, ndërsa ata festojnë Ditën e tyre Kombëtare”, thuhet…

Lajme

28/11/2026 14:08

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar ushtarët shqiptarë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i ka shprehur krenarinë që shërben dhe qëndron përkrah aleatëve shqiptarë në këtë ditë feste.

“Krenar që shërbejmë dhe qëndrojmë përkrah aleatëve tanë shqiptarë, ndërsa ata festojnë Ditën e tyre Kombëtare”, thuhet në postimin e KFOR-it.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! Gëzuar Ditën Kombëtare, ushtarë shqiptarë!”, përfundon urimi.