Reshjet e borës përfshijnë vendin, Ministria del me njoftim për gjendjen e rrugëve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është deklaruar pas reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin, duke bërë të ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe në gatishmëri 24 orë. Sipas njoftimit të ministrisë në Facebook, me uljen e temperaturave, ekipet po vazhdojnë pastrimin e borës dhe trajtimin me kripë të segmenteve…

Lajme

28/11/2026 13:10

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është deklaruar pas reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin, duke bërë të ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe në gatishmëri 24 orë.

Sipas njoftimit të ministrisë në Facebook, me uljen e temperaturave, ekipet po vazhdojnë pastrimin e borës dhe trajtimin me kripë të segmenteve rrugore ku ka ngrica.

“Me uljen e temperaturave, ekipet tona janë në gatishmëri 24/7. Po pastrojmë borën dhe po trajtojmë me kripë segmentet ku ka ngrica, me vëmendje të veçantë në zonat malore”.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë parasysh sigurinë e ekipeve që po punojnë në terren.