Rubio uron Shqipërinë për 28 Nëntorin, shpreh gatishmërinë për thellimin e partneritetit strategjik
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin e urimit, kreu i diplomacisë amerikane ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Tiranës, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe politikës së jashtme. “Në emër të Shteteve të Bashkuara…
Lajme
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e urimit, kreu i diplomacisë amerikane ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Tiranës, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe politikës së jashtme.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë”, shprehet Rubio.
Ai ka nënvizuar se partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve kontribuon në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, duke veçuar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.
Sekretari amerikan ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin në përballimin e kërcënimeve kibernetike dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë.
Rubio ka rikonfirmuar gatishmërinë e SHBA-së për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
“Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht”, përfundon mesazhi i sekretarit amerikan të Shtetit.