Podujevë: E kanos përmes rrjeteve sociale bashkëshorten, ndonëse ajo kishte urdhër mbrojtës
Një rast i mospërfilljes së gjykatës është raportuar në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale nga bashkëshorti i saj, ndonëse ndaj tij ajo ka urdhër mbrojtës. “Është raportuar se viktima është kanosur përmes rrjeteve sociale nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull shqiptar,…
Lajme
Një rast i mospërfilljes së gjykatës është raportuar në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale nga bashkëshorti i saj, ndonëse ndaj tij ajo ka urdhër mbrojtës.
“Është raportuar se viktima është kanosur përmes rrjeteve sociale nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, edhe pse e njëjta ka urdhër mbrojtës”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është vendosur në kërkim policor. /Lajmi.net/