Përfundon në mbajtje një grua në Fushë Kosovë pas raportimit për dh*në në familje

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se ka probleme me vajzën e saj, e cila ka probleme të shëndetit mendor. “Është raportuar se viktima ka probleme me vajzën e saj, e cila ka probleme psikike”, thuhet në raportin e Policisë.…

Lajme

28/11/2026 08:49

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se ka probleme me vajzën e saj, e cila ka probleme të shëndetit mendor.

“Është raportuar se viktima ka probleme me vajzën e saj, e cila ka probleme psikike”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtares së Qendrës për Punë Sociale (QPS).

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/