Raportohet e zhdukur një grua në Lipjan, ishte duke qëndruar në strehimore

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se mbesa e tij, e cila ishte duke qëndruar në një strehimore, është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbesa e tij, e cila ka qenë duke…

Lajme

28/11/2026 08:40

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se mbesa e tij, e cila ishte duke qëndruar në një strehimore, është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbesa e tij, e cila ka qenë duke jetuar në strehimore, është larguar dhe nuk di për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/