Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, trupi dërgohet për obduksion
Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Mitrovicën e Jugut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete më 27 nëntor, rreth orës 14:26. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë…
Lajme
Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Mitrovicën e Jugut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete më 27 nëntor, rreth orës 14:26.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Lajmi.net/