Fundjavë me reshje bore në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -5 gradë
Kosova gjatë kësaj fundjave do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin reshje shiu e bore dhe ulje të temperaturave. Sipas parashikimit meteorologjik, masat ajrore nga veriu dhe veriperëndimi i Evropës do të ndikojnë në ftohjen e ndjeshme të motit në vend shkruan KosovaPress. Sot, më 28 nëntor, moti do…
Lajme
Kosova gjatë kësaj fundjave do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin reshje shiu e bore dhe ulje të temperaturave.
Sipas parashikimit meteorologjik, masat ajrore nga veriu dhe veriperëndimi i Evropës do të ndikojnë në ftohjen e ndjeshme të motit në vend shkruan KosovaPress.
Sot, më 28 nëntor, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 5 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–9 metra në sekondë.
Të dielën, më 29 nëntor, parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 3 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 metra në sekondë.
Ftohje më e theksuar pritet gjatë javës së ardhshme, kur më 1 dhjetor nis edhe dimri meteorologjik.
Ndërkohë, kushtet biometeorologjike pritet të jenë kryesisht të pafavorshme, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.
Qytetarëve u rekomandohet të vishen përshtatshëm dhe të shmangin ekspozimin e zgjatur ndaj temperaturave të ulëta.