“Ka me ta ba si Naim Murseli” – Prokuroria në Pejë paralajmëron se do ta intervistoj ish-bashkëshortin e 54-vjeçare sapo të hyjë në Kosovë

Prokuroria e Pejës ka reaguar pas raportimit për rastin e një gruaje 54-vjeçare nga Peja, e cila pretendon se është kërcënuar me vrasje nga ish-bashkëshorti i saj. Sipas rrëfimit të gruas, ajo i është drejtuar gjashtë herë Policisë së Kosovës për të denoncuar kërcënimet. Madje, pretendon se ish-bashkëshorti e ka kërcënuar duke iu referuar rastit…

Lajme

27/11/2026 20:31

Prokuroria e Pejës ka reaguar pas raportimit për rastin e një gruaje 54-vjeçare nga Peja, e cila pretendon se është kërcënuar me vrasje nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas rrëfimit të gruas, ajo i është drejtuar gjashtë herë Policisë së Kosovës për të denoncuar kërcënimet. Madje, pretendon se ish-bashkëshorti e ka kërcënuar duke iu referuar rastit të Naim Murselit.

Pas publikimit të rastit në ATV, Prokuroria e Pejës ka njoftuar se i dyshuari do të intervistohet sapo të hyjë në territorin e Kosovës.

Kujtojmë se 54 vjeçarja sot është intervistuar nga organet e drejtësisë lidhur me rastin e kërcënimit.