Nurije Sylaj vendos të mbrohet në heshtje, nuk e thotë asnjë fjalë para gjykatësit për vr*sjen e Arlindës
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, ka vendosur të mos japë deklaratë para gjykatësit lidhur me rastin e vrasjes së ish-nuses së saj, duke shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje. Sipas burimeve të IndeksOnline, Sylaj nuk ka pranuar të flasë gjatë procedurave gjyqësore dhe nuk është deklaruar për rrethanat që çuan deri…
Lajme
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, ka vendosur të mos japë deklaratë para gjykatësit lidhur me rastin e vrasjes së ish-nuses së saj, duke shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.
Sipas burimeve të IndeksOnline, Sylaj nuk ka pranuar të flasë gjatë procedurave gjyqësore dhe nuk është deklaruar për rrethanat që çuan deri te vrasja e 49-vjeçares, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, ditë më parë, pas daljes nga gjykata, ajo kishte tërhequr vëmendjen me një prononcim të shkurtër, ndërsa shoqërohej nga policia me pranga në duar. Në atë rast, Sylaj kishte mohuar përgjegjësinë e saj, duke thënë:“Ndihna kush është fajtor, unë jo. Djali e ka kry”.
Ndaj saj ekzistojnë dyshime se ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e kryerjes së veprës penale nga Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekaj-Sylajt.
Sipas dyshimeve të përshkruara në dosjen e Prokurorisë, Nurije Sylaj, që nga 22 tetori 2026, kur viktima ishte kthyer për të jetuar në shtëpinë familjare, dyshohet se e kishte fotografuar dhe incizuar vazhdimisht atë.
Hetimet dhe procedurat gjyqësore për këtë rast janë në vazhdim./lajmi.net/