Qeveria zhvilloi mbledhje elektronike, miratohet 6 vendime

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar disa vendime. Në bazë të njoftimit për media bëhet e ditur se u morën këto vendime: Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028. Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë…

Lajme

26/11/2026 15:11

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar disa vendime.

Në bazë të njoftimit për media bëhet e ditur se u morën këto vendime:

Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Drejtor ekzekutiv” në Inspektoratin Qendror të Punës.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Komisioner për Gjuhët” në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Miratuar vendimin për korrigjimin e vendimit të Qeverisë Nr. 10/12, të datës 17 nëntor 2026.

Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve financiare për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa.­­­­­­/Lajmi.net/