Familjarët dhe bashkëpunëtorët e Jakup Krasniqit në përurimin e lapidarit të ish zërit të UÇK-së në Negroc

Në fshatin Negroc të Drenasit po përurohet sot lapidari i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në ceremoninë e përurimit të lapidarit janë të pranishëm djali dhe vëllai i Krasniqit, si dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe figura tjera nga jeta publike. Përurimi po bëhet në prag të festave të 28 Nëntorit,…

Lajme

26/11/2026 12:49

Në fshatin Negroc të Drenasit po përurohet sot lapidari i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në ceremoninë e përurimit të lapidarit janë të pranishëm djali dhe vëllai i Krasniqit, si dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe figura tjera nga jeta publike.

Përurimi po bëhet në prag të festave të 28 Nëntorit, në mungesë të vetë Krasniqit, i cili ndodhet në Hagë.

Lapidari është vendosur në nderim të figurës dhe kontributit të Jakup Krasniqit në historinë e Kosovës.