Ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit, kjo është arsyeja
Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë deri në orën 14:00, për shkak të një rrjedhjeje të madhe të shkaktuar gjatë punimeve në këtë zonë. Lajmin e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi, ku ka sqaruar se rrjedhja është…
Lajme
Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë deri në orën 14:00, për shkak të një rrjedhjeje të madhe të shkaktuar gjatë punimeve në këtë zonë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi, ku ka sqaruar se rrjedhja është shkaktuar nga operatori ekonomik që po realizon punimet në kuadër të projektit DMA Zona.
Sipas kompanisë, ekipet përkatëse janë duke u marrë me problemin, ndërsa furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas sanimit të rrjedhjes.
KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve deri në përfundimin e intervenimit dhe normalizimin e furnizimit me ujë. /Lajmi.net/