Zbulohet aktivitet i paligjshëm minerar në Zubin Potok, policia nis hetimet
Një rast i dyshuar i veprimtarisë së paligjshme minerare është zbuluar në fshatin Vojmisliq të Zubin Potokut, ku punëtorët e një operatori ekonomik janë hasur duke kryer aktivitete të kundërligjshme. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar më 25 nëntor, në konsultim me prokurorin, pasi në këtë lokacion janë identifikuar punëtorët e…
Lajme
Një rast i dyshuar i veprimtarisë së paligjshme minerare është zbuluar në fshatin Vojmisliq të Zubin Potokut, ku punëtorët e një operatori ekonomik janë hasur duke kryer aktivitete të kundërligjshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar më 25 nëntor, në konsultim me prokurorin, pasi në këtë lokacion janë identifikuar punëtorët e një operatori ekonomik, pronë e një të dyshuari mashkull kosovar.
Fillimisht, në vendin e ngjarjes kishin dalë inspektorët komunalë, të cilët më pas kishin kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës.
“Janë hasur punëtorët e një operatori ekonomik, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, duke kryer veprimtari të paligjshme minerale”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” dhe aktualisht është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/