Sot mot i vranët me reshje shiu, paralajmërohen vërshime lokale
Sot në Kosovë parashikohet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të forta. Sipas MeteoKosovës, reshjet herë pas here pritet të jenë në formë të rrebesheve lokale, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Reshjet më intensive priten në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në pjesën jugperëndimore, ku nuk përjashtohet mundësia e…
Lajme
Sot në Kosovë parashikohet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të forta.
Sipas MeteoKosovës, reshjet herë pas here pritet të jenë në formë të rrebesheve lokale, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Reshjet më intensive priten në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në pjesën jugperëndimore, ku nuk përjashtohet mundësia e vërshimeve lokale.
Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi prej 15 deri në 55 km/h.
Ndërkohë, temperaturat do të shënojnë rritje si pasojë e depërtimit të masave të ngrohta ajrore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 11 gradë Celsius.