Presidentja Shiroka Pula takon Grupin e Grave Deputete, diskutohet fuqizimi i grave

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me të cilin ka diskutuar për fuqizimin e grave dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje. Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimndërinstitucional dhe mbështetjes së nismave që synojnë rritjen e pjesëmarrjes…

Lajme

25/11/2026 19:37

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me të cilin ka diskutuar për fuqizimin e grave dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimndërinstitucional dhe mbështetjes së nismave që synojnë rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën publike.

Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar angazhimin e Grupit të Grave Deputete, duke shprehur gatishmërinë për të qenë partnere në nismat që promovojnë rolin dhe kontributin e grave në të gjitha fushat e shoqërisë.

Ajo ka rikonfirmuar përkushtimin për të mbështetur përpjekjet për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave.