U përjashtua nga grupi parlamentar i PS’së, Spiropali: E marr si dekoratë
Elisa Spiropali reagoi publikisht pas vendimit për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në një konferencë për media të mbajtur sot, ajo ka komentuar këtë zhvillim, duke e cilësuar largimin me një shprehje të veçantë. E pyetur nga Top Channel lidhur me përjashtimin, Spiropali deklaroi se nuk e sheh këtë vendim si…
Lajme
Elisa Spiropali reagoi publikisht pas vendimit për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
E pyetur nga Top Channel lidhur me përjashtimin, Spiropali deklaroi se nuk e sheh këtë vendim si arsye për shqetësim, por si një lloj vlerësimi.
Ajo theksoi se është gruaja e parë në 35 vjet që përballet me një vendim të tillë, duke rikujtuar edhe faktin se ka qenë kryetarja më e re e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.
“Jam e para grua brenda 35 vjetësh që përjashtohem, po e marr si dekoratë këtë, meqë kam qenë dhe kryetarja më e re e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe në këto dy skaje, mendoj se nuk duhet të çuditemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur për sa kohë ata që duhet të ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë ikin. Mendoj se do kemi shumë për të parë ende. Këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamengove”, u shpreh ajo.