Po pastronin mbeturinat, punëtorët gjejnë dy granata dore e një AK-47 në Prizren

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe gjetjeve të mjetit të dyshuar është raportuar në Zhur të Prizrenit. Policia njoftoi se është raportuar se punëtorët e kompanisë të cilët ishin duke mbledhur mbeturinat, në mbeturina kanë hasur në dy granata dore dhe një AK-47 me tre karikatorë. Njësiti i Policisë së Kosovës për…

Lajme

25/11/2026 08:57

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe gjetjeve të mjetit të dyshuar është raportuar në Zhur të Prizrenit.

Policia njoftoi se është raportuar se punëtorët e kompanisë të cilët ishin duke mbledhur mbeturinat, në mbeturina kanë hasur në dy granata dore dhe një AK-47 me tre karikatorë.

Njësiti i Policisë së Kosovës për deminim i ka tërhequr granatat, ndërsa njësiti i krim teknikës ka tërhequr armën në fjalë.

Rasti është nën hetime./Lajmi.net/