Zbulohet ditari personal i Papa Françeskut, thuhet se e kishte parë djallin tri herë

Për dy vite në kulmin e pontifikatit, Papa Françesku i ndjerë kishte përjetuar një krizë shpirtërore që u karakterizua nga frika e pushtetit dhe nga përvoja që ai i quante “takime me djallin”. Zbulimet janë bërë në ditarin e tij personal, i publikuar sot në 94 vende i titulluar “Ditari shpirtëror i Papa Frranit” ne…

Bota

24/11/2026 18:47

Për dy vite në kulmin e pontifikatit, Papa Françesku i ndjerë kishte përjetuar një krizë shpirtërore që u karakterizua nga frika e pushtetit dhe nga përvoja që ai i quante “takime me djallin”.

Zbulimet janë bërë në ditarin e tij personal, i publikuar sot në 94 vende i titulluar “Ditari shpirtëror i Papa Frranit” ne dorëshkrime të përmbledhura nga kardinali argjentinas Victor Manuel Fernández.

Kriza e brendshme e Jorge Bergoglios zgjati nga viti 2021 deri në vitin 2022. Ai kishte mëdyshje se mos nuk e ushtronte drejt autoritetin e lartë të Kishës.

Në shënime, Françesku përshkruan tre raste kur ka ndjerë fizikisht praninë e djallit. Në qershor të vitit 2018, ai shkruan se ka parë i tmerruar hyrjen e ferrit.

Kardinali Fernández shpjegon se këto ishin beteja të brendshme kundër tundimit të pushtetit. Bergoglio e kaloi këtë periudhë përmes lutjeve dhe përkushtimit ndaj Virgjëreshës Mari.

Ditari tregon edhe dhimbjen e tij të thellë për abuzimet në Kili. Aty përfshihen edhe vlerësime pozitive për pasardhësin e tij, Papa Leonin e Katërmbëdhjetë.

Shënimet janë shkruar me dorë nga viti 1992 deri në gusht 2024. Ky botim zbulon anën mistike të Françeskut, përtej angazhimit të tij shoqëror.