Arrestohen katër zyrtarë në Ferizaj dhe Gjakovë, dyshohet se ndikuan në afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot rreth orës 08:50, kanë filluar me realizimin e urdhrit për kontroll nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në dy lokacione te ndryshme ne rajonin e Ferizajt. Veprimet operacionale vijnë pas hetimeve të zhvilluara për një kohe të gjatë, me ç ‘rast tre persona…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot rreth orës 08:50, kanë filluar me realizimin e urdhrit për kontroll nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në dy lokacione te ndryshme ne rajonin e Ferizajt.
Veprimet operacionale vijnë pas hetimeve të zhvilluara për një kohe të gjatë, me ç ‘rast tre persona të dyshuar, në pozita dhe role të ndryshme zyrtare si zyrtar të Gjykatës në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, dyshohen se kanë konsumuar veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-se, “Ushtrim i ndikimit” nga neni 242 i KPRK-se dhe nga neni 31 “Bashke kryerja”, duke ushtruar ndikim ne proces-afatet kohore te shpalljes se vendimeve gjyqësore dhe çështje te punësimit.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar: 4 telefona celulare, dy shtëpiza PC, si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve. Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të PTH Prishtinë ndalohen për 48 orë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: