“Ka thyerje të brinjëve”, drejtori i Ortopedisë tregon gjendjen e ushtarit të FSK-së

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës. Për gjendjen shëndetësore të ushtarit ka folur drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Xhavit Gashi. Gashi ka bërë të ditur se ushtari do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent,…

Lajme

24/11/2026 13:02

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

Për gjendjen shëndetësore të ushtarit ka folur drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Xhavit Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se ushtari do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent, ndërsa ka treguar edhe për lëndimet që ka pësuar gjatë incidentit.

“Ushtari i lënduar i FSK-së nesër i nënshtrohet operacionit urgjent. Ka thyerje të brinjëve, lëndime në boshtin kurrizor dhe në pjesë të tjera të trupit”, ka deklaruar Gashi për T7.

Lëndimi i pjesëtarit të FSK-së ka ndodhur gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës. /Lajmi.net/