Thyhen në mesnatë dyert e biznesit të familjes Pacolli, vidhen qindra mijëra euro

Persona ende të panjohur kanë vjedhur 275 mijë euro në biznesin e familjes Pacolli, M-Technologie, në fshatin Lebanë të Prishtinës. Vjedhja e rëndë ka ndodhur mesnatën e të hënës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të martën. Rasti i vjedhjes në biznesin që është pronë e familjes së ish-ministrit të Jashtëm,…

Lajme

24/11/2026 11:00

Persona ende të panjohur kanë vjedhur 275 mijë euro në biznesin e familjes Pacolli, M-Technologie, në fshatin Lebanë të Prishtinës.

Vjedhja e rëndë ka ndodhur mesnatën e të hënës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të martën.

Rasti i vjedhjes në biznesin që është pronë e familjes së ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, është raportuar në Polici në orën 04:33, sipas raportit policor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një lokal privat dhe kanë arritur të vjedhin nga dy arka para me vlerë 275.300 €”, tha Policia në raport, raporton Paparaci.

M-Technologie SH.P.K. është një kompani pjesë e Mabetex Group, kompanisë së ish-kryediplomatit Pacolli dhe familjes së tij, e cila është e specializuar në prodhimin e dyerve dhe dritareve.

Për rastin, Prokurori i Shtetit ka nisur hetime në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Lebanë të Prishtinës