Qumështorja Vita publikon rezultatet e analizave për qumështin 3.2%, ja sa aflatoksinë M1 përmban
Qumështorja Vita ka publikuar rezultatet e analizave laboratorike për produktin e saj Vita 3.2% UHT, duke bërë të ditur se niveli i aflatoksinës M1 është dukshëm nën kufirin maksimal të lejuar. Sipas njoftimit të kompanisë, analizat janë realizuar në laboratorin “Alimenti Omnilab” në Bullgari, përmes metodës HPLC. Rezultatet kanë treguar praninë e aflatoksinës M1 në…
Lajme
Qumështorja Vita ka publikuar rezultatet e analizave laboratorike për produktin e saj Vita 3.2% UHT, duke bërë të ditur se niveli i aflatoksinës M1 është dukshëm nën kufirin maksimal të lejuar.
Sipas njoftimit të kompanisë, analizat janë realizuar në laboratorin “Alimenti Omnilab” në Bullgari, përmes metodës HPLC.
Rezultatet kanë treguar praninë e aflatoksinës M1 në vlerën prej 0.008 µg/kg, ndërsa kufiri maksimal i lejuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe legjislacionit në fuqi në Kosovë është 0.050 µg/kg.
Kompania ka bërë të ditur se rezultatet e publikuara i referohen produktit me datë prodhimi 18 korrik 2026 dhe datë skadimi 18 janar 2027.
Përmes këtij njoftimi, Vita ka bërë publike të dhënat e analizave laboratorike lidhur me përmbajtjen e aflatoksinës M1 në këtë produkt. /Lajmi.net/