Gazmend Gjyshinca emërohet ambasador i Kosovës në Japoni
Gazmend Gjyshinca është zgjedhur ambasador i Republikës së Kosovës në Japoni. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti nga Vushtrria, Sylejan Meholli, përmes një postimi në Facebook, ku ka uruar Gjyshincën për marrjen e detyrës së re diplomatike. Meholli ka shprehur besimin se Gjyshinca do ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në këtë detyrë. “Të uroj sukseset…
Lajme
Gazmend Gjyshinca është zgjedhur ambasador i Republikës së Kosovës në Japoni.
Lajmi është bërë i ditur nga deputeti nga Vushtrria, Sylejan Meholli, përmes një postimi në Facebook, ku ka uruar Gjyshincën për marrjen e detyrës së re diplomatike.
Meholli ka shprehur besimin se Gjyshinca do ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në këtë detyrë.
“Të uroj sukseset më të larta, shok i dashur Gaz, në karrierën diplomatike! Uroj të na bësh krenarë Vushtrrinë dhe Kosovën”, ka shkruar Meholli. /Lajmi.net/