50 milionë euro për Kosovën, Shiroka Pula takohet me përfaqësuesin e Luksemburgut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral. Gjatë takimit, Shiroka Pula ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën, duke veçuar kornizën e re…

Lajme

23/11/2026 17:10

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën, duke veçuar kornizën e re të bashkëpunimit financiar, në vlerë prej 50 milionë eurosh, për periudhën 2026–2030.

Sipas saj, kjo mbështetje dëshmon përkushtimin afatgjatë të Luksemburgut ndaj zhvillimit të Kosovës, si dhe besimin në potencialin e saj.

Presidentja ka shprehur mirënjohje për kontributin e Luksemburgut ndër vite në zhvillimin dhe fuqizimin e vendit.

Në takim është diskutuar edhe për proceset integruese të Kosovës, me ç’rast Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Luksemburgut për avancimin e perspektivës evropiane të vendit dhe realizimin e aspiratës për anëtarësim në NATO. /Lajmi.net/