Miqësi ndër vite dhe mikpritje tradicionale, Haradinaj në odën e familjes Fetahaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn, kanë vizituar odën e re të familjes Fetahaj. Përmes një postimi, Haradinaj ka bërë të ditur se me këtë familje i lidh një miqësi e kahmotshme, si dhe bashkërrugëtimi shumëvjeçar në Aleancë. Ai ka ndarë edhe momente nga kjo vizitë, duke vlerësuar…

Lajme

23/11/2026 16:48

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn, kanë vizituar odën e re të familjes Fetahaj.

Përmes një postimi, Haradinaj ka bërë të ditur se me këtë familje i lidh një miqësi e kahmotshme, si dhe bashkërrugëtimi shumëvjeçar në Aleancë.

Ai ka ndarë edhe momente nga kjo vizitë, duke vlerësuar mikpritjen e familjes Fetahaj, sipas traditave shqiptare.

“Faleminderit Shkelzen Fetahaj për mikpritjen”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/