Pjesëtari i FSK-së përfundon me sukses kursin elitar në Britani, vetëm 14 nga 30 pjesëmarrësit diplomuan
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), OR-5 Valdrin Rrecaj, ka përfunduar me sukses Kursin e Mbrojtjes së Afërt në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi ka zgjatur nëntë javë dhe ka qenë intensiv, me kërkesa të larta fizike dhe profesionale. Nga 30 pjesëmarrës që kishin nisur kursin, vetëm 14 prej…
Lajme
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), OR-5 Valdrin Rrecaj, ka përfunduar me sukses Kursin e Mbrojtjes së Afërt në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi ka zgjatur nëntë javë dhe ka qenë intensiv, me kërkesa të larta fizike dhe profesionale.
Nga 30 pjesëmarrës që kishin nisur kursin, vetëm 14 prej tyre kanë arritur ta përfundojnë me sukses.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit janë angazhuar në skenarë të ndryshëm operacionalë, përfshirë edhe ushtrime të evakuimit me helikopter.
FSK ka bërë të ditur se Rrecaj e ka përfunduar kursin me rezultate të larta dhe me vlerësim të shkëlqyeshëm nga instruktorët, duke dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri.
Ky trajnim është realizuar në bashkëpunim me Ushtrinë Britanike dhe Policinë Ushtarake Mbretërore (Royal Military Police), duke dëshmuar bashkëpunimin ndërmjet Policisë Ushtarake të FSK-së dhe institucioneve ushtarake britanike.
Sipas FSK-së, njohuritë dhe përvoja e fituar nga ky trajnim do të kontribuojnë në avancimin e mëtejmë të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake, në përputhje me standardet dhe praktikat e partnerëve ndërkombëtarë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: