Policia ndalon një veturë në Pejë, gjen pistoletë dhe shtatë fishekë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 19:30, në rrugën “Martin Camaj” në Pejë, kanë kontrolluar dhe kanë ndaluar një automjet për kontroll. Gjatë kontrollit, në posedim të drejtuesit të automjetit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, me një karikator dhe shtatë fishekë. “Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me rekomandimin e të…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 19:30, në rrugën “Martin Camaj” në Pejë, kanë kontrolluar dhe kanë ndaluar një automjet për kontroll.
Gjatë kontrollit, në posedim të drejtuesit të automjetit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, me një karikator dhe shtatë fishekë.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me rekomandimin e të cilit është iniciuar rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe mbetet të trajtohet në procedurë të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë vazhdon aktivitetet policore me qëllim të parandalimit të posedimit të kundërligjshëm të armëve dhe rritjes së sigurisë për qytetarët”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: