Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve. Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Prizren. Rastet e raportuara: Podujevë / 19.11.2026 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e…

Lajme

23/11/2026 09:06

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve.

Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Prizren.

Rastet e raportuara:

Podujevë / 19.11.2026 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vullnetin e saj ka shkuar në shtëpinë e familjarëve të saj. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 22.11.2026-09:50. Janë shoqëruar ne stacion dy të dyshuarit, një femër dhe një mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 22.11.2026 – 05:00. Është raportuar se viktima femër shtetase e Shqipërisë dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave përkatëse dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Prishtinë  21.11.2026 – 18:59.  Lidhur me rastin, me 22.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 14 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren / 22.11.2026 – 00:05.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte shkuar tek shtëpia e viktimës mashkull kosovar dhe kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/