Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Radar”, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet “t’i përmbushë plotësisht obligimet kushtetuese ndaj komunitetit serb”,  në mënyrë që sipas tij, ata të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të kenë perspektivë në Kosovë. Duke folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë…

Lajme

22/11/2026 20:46

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Radar”, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet “t’i përmbushë plotësisht obligimet kushtetuese ndaj komunitetit serb”,  në mënyrë që sipas tij, ata të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të kenë perspektivë në Kosovë.

Duke folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Joseph ka theksuar se Kosova duhet të marrë përgjegjësi për këtë proces, ndërsa ka vlerësuar se është i mundur edhe kthimi i serbëve që janë larguar nga Kosova.

Ai ka kërkuar rifillimin sa më të shpejtë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke sugjeruar që fillimisht të trajtohet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës.

Sipas tij, përparimi në këtë çështje humanitare dhe rezultatet konkrete për familjet e të zhdukurve mund të ndikojnë në përmirësimin e atmosferës politike dhe të krijojnë kushte për avancim edhe në çështjen e Asociacionit