Dalin fotot e vjetra të Antonetës, kështu dukej banorja e BBVK 5 shumë vite më parë
Në rrjet po qarkullojnë dy fotografi të vjetra të Antoneta Koçit, të cilat tregojnë si dukej moderatorja shumë vite para se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”. Në njërën prej tyre, Antoneta shihet në një studio radioje, me flokë të gjatë e të drejtë dhe me kokën mbështetur në dorë. Në tjetrën,…
ShowBiz
Në rrjet po qarkullojnë dy fotografi të vjetra të Antoneta Koçit, të cilat tregojnë si dukej moderatorja shumë vite para se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”.
Në njërën prej tyre, Antoneta shihet në një studio radioje, me flokë të gjatë e të drejtë dhe me kokën mbështetur në dorë.
Në tjetrën, e veshur me të kuqe, ajo shfaqet më lozonjare teksa mban një laps mes dhëmbëve. Edhe pas kaq vitesh, në të dyja fotot dallohet e njëjta bukuri dhe ëmbëlsi që e karakterizon edhe sot.
Antoneta është një ndër protagonistet e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”. Ajo ka fituar simpatinë e publikut për natyrën e saj të çiltër dhe mënyrën e drejtpërdrejtë si e thotë atë që mendon.
