Podujevë: Ia vodhën veturën derisa e kishte të parkuar në bodrumin e marketit
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura në Podujevë, të cilën e kishte lënë të parkuar në bodrumin e një marketi. Rasti ka ndodhur më 21 nëntor, në intervalin kohor nga ora 16:55 deri në 19:00, kur persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur veturën me targa vendore të viktimës, femër. Lidhur me…
Lajme
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura në Podujevë, të cilën e kishte lënë të parkuar në bodrumin e një marketi.
Rasti ka ndodhur më 21 nëntor, në intervalin kohor nga ora 16:55 deri në 19:00, kur persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur veturën me targa vendore të viktimës, femër.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e tij. /Lajmi.net/