Moti të dielën në Kosovë, priten vranësira dhe reshje të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për ditën e diel, më 22 nëntor. Sipas IHMK-së, në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në formë rigash në zona të caktuara, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 1 deri në 4…
Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për ditën e diel, më 22 nëntor.
Sipas IHMK-së, në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në formë rigash në zona të caktuara, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Ndërkaq, sipas vlerësimit biometeorologjik, kushtet atmosferike do të jenë kryesisht të favorshme, ndonëse ndryshimet e temperaturave gjatë ditës mund të ndikojnë te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.
IHMK rekomandon që qytetarët të kenë parasysh temperaturat më të ulëta gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes dhe të përshtatin veshjen me kushtet atmosferike./lajmi.net/