Alarmante: Raportohet se një vajzë e mitur ra në një pusetë të hapur në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë
Një ngjarje shqetësuese raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka rënë në një pusetë të hapur. Sipas njoftimeve të publikuara, puseta ka mbetur e pambuluar, duke paraqitur rrezik serioz për kalimtarët, veçanërisht për fëmijët. Pas raportimit të rastit, është bërë thirrje urgjente që…
Lajme
Një ngjarje shqetësuese raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka rënë në një pusetë të hapur.
Sipas njoftimeve të publikuara, puseta ka mbetur e pambuluar, duke paraqitur rrezik serioz për kalimtarët, veçanërisht për fëmijët.
Pas raportimit të rastit, është bërë thirrje urgjente që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë për mbylljen dhe sigurimin e pusetës, në mënyrë që të parandalohen incidente të tjera.