Endriti publikon fotografinë e Jakup Krasniqit: “Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”

Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë ka marrë vëmendje edhe nga familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi. Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një fotografi të Jakup Krasniqit, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Përshëndetja më e bukur…

Lajme

21/11/2026 14:32

Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë ka marrë vëmendje edhe nga familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një fotografi të Jakup Krasniqit, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin:

“Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”.

Krasniqi qëndroi për katër ditë në Kosovë, në një vizitë që iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare.

Pas përfundimit të vizitës, sot pas orës 12:00 ai është nisur për t’u kthyer në Hagë.