Kane lajmërohet pas operacionit: Kohët e vështira nuk zgjasin, njerëzit e fortë po
Pas ndërhyrjes së suksesshme kirurgjikale në kyçin e këmbës së majtë, sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka reaguar publikisht përmes një mesazhi motivues për tifozët, duke u zotuar se do të rikthehet në formë optimale për fazën vendimtare të sezonit. 33-vjeçari anglez pranoi zhgënjimin për lëndimin e pësuar në ndeshjen ndaj Kolnit, por theksoi…
Sport
Pas ndërhyrjes së suksesshme kirurgjikale në kyçin e këmbës së majtë, sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka reaguar publikisht përmes një mesazhi motivues për tifozët, duke u zotuar se do të rikthehet në formë optimale për fazën vendimtare të sezonit.
33-vjeçari anglez pranoi zhgënjimin për lëndimin e pësuar në ndeshjen ndaj Kolnit, por theksoi se këtë sfidë e sheh si një mundësi për t’u rikthyer edhe më i fortë drejt vitit 2027.
“Uljet dhe ngritjet e jetës! Sigurisht që jam shumë i zhgënjyer për këtë lëndim, por si gjithmonë është një mundësi për të treguar qëndrueshmëri dhe përmirësim duke shkuar drejt vitit 2027. Do të kthehem i freskët dhe gati për pjesën vendimtare të sezonit!”, shkroi Kane.
Ai citoi gjithashtu një thënie frymëzuese nga ish-ylli i NFL-së, Julian Edelman, ndërsa falënderoi të gjithë për mesazhet e mbështetjes.
“‘Kohët e vështira nuk zgjasin, njerëzit e fortë po’ – miku im Julian Edelman ma tha këtë! Faleminderit për të gjitha mesazhet! Gjithçka është në rregull!”, përfundoi sulmuesi i Bayernit.