Një person pa shenja jete në Istog, policia jep detaje

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga mjeku kujdestar.…

Lajme

21/11/2026 11:41

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga mjeku kujdestar.

“Sot, më 21.11.2026, rreth orës 07:00, është gjetur një person pa vetëdije në vendin e tij të punës në Istog, në një fermë për kultivimin e peshqëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull i moshës madhore”, ka thënë Elezaj.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa pas konsultimit me të është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.