Big Brother VIP Albania vjen me lajmin e shumëpritur, ja kur nis edicioni i gjashtë
Fansat e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, me sa duket, nuk do të duhet të presin edhe shumë gjatë për nisjen e edicionit të gjashtë. Produksioni ka bërë njoftimin e shumëpritur, duke konfirmuar se spektakli do të nisë zyrtarisht në muajin dhjetor. Megjithatë, data e saktë e fillimit ende nuk është bërë e ditur nga…
ShowBiz
Fansat e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, me sa duket, nuk do të duhet të presin edhe shumë gjatë për nisjen e edicionit të gjashtë.
Produksioni ka bërë njoftimin e shumëpritur, duke konfirmuar se spektakli do të nisë zyrtarisht në muajin dhjetor.
Megjithatë, data e saktë e fillimit ende nuk është bërë e ditur nga organizatorët.
Lajmi u bë publik përmes një postimi në Instagram, ku produksioni publikoi edhe një trailer me personazhe nga edicionet e kaluara, të shoqëruar me një mesazh për sezonin e ri.
“Shumë kanë hyrë në atë derë. Asnjë nuk ka dalë i njëjtë. Disa humbasin. Të tjerë fitojnë gjithçka. E gjithë Shqipëria, një lojë! Big Brother VIP, Nga dhjetori!”, thuhet në postimin e tyre.
Pas publikimit të lajmit, reagimet nuk kanë munguar nga ndjekësit e spektaklit duke shprehur gëzimin dhe padurimin për nisjen e edicionit të ri të spektaklit.
https://www.instagram.com/reel/Df90l8kouvh/?utm_source=ig_embed&ig_rid=APmWdMAAGQ_s2QplGriwBWo